Wednesday, April 24, 2024
Aktuale

4 raste të reja, 34 të shëruar

Nga fillimi i pandemisë Covid-19, në komunën e Gjakovës janë infektuar 2 mijë e 203 raste, kanë vdekur 96 persona, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 949 pacientë. Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 4 raste të reja, kurse janë shëruar 34 pacientë. Numri i rasteve aktive sot ka rënë në 158. Në komunën e Gjakovës, nga muaji Mars, kur janë paraqitur rastet e para, 96 persona nuk kanë arritur ti mbijetojnë virusit Covid-19. 

Qendra Spitalore Isa Grezda, me shërbimet e veta shëndetësore vazhdon të mbetet në mbështetje të të infektuarve nga Covid-19. Hilmi Shala, ushtruesi i detyrës së drejtorit tha se, sot në repartet e spitalit janë të hospitalizuar  46  persona, 3 më pak se një ditë më parë. Prej tyre vetëm 17 janë të konfirmuar pozitiv ndërsa 20 të tjerë negativ ndërsa 9 të pakonfirmuar. Me oksigjeno-terapi, po trajtohen 20 pacientë dhe nuk ka asnjë pacientë në gjendje të rënduar, me CPAP maskë apo në respirator. As nga stafi mjekësor nuk ka të infektuar. Shala ka apeluar tek bashkëqytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat anticovid dhe apelet e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, ”Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *