Wednesday, April 2, 2025
Sporti

KF Vëllaznimi në fund të sezonit gëzon tifozerinë por mbetet i fundit

Po mbraon gati sezoni vjeshtor I Ligës së parë Futbolistike të Kosovës, dhe Vëllaznimi arriti të shënoi fitore. Fillimisht në Mitrovicë me Trepcën dhe sot me Ulpianën 2 me 1. Sot tifozeria gjakovare  për herë të parë  në Gjakovë përjetoi gëzimin e fitores me golat e  Sylejman Hoxhaj dhe Lek Vula nga penaltia. Mysafirët zvogëluan epërsinë në aksionin e fundit të ndeshjes.

Kanë ngelë edhe dy ndeshje në këtë pjesë të kampionatit. Të mëkrkuren luhet për Kupë.  Me mirëkuptimin e skuadres nga Ferizaji, për shkak të pamundësisë financiare, loja e rrethit të dyte e vlefshme për Kupën e Kosoves e planifikuar të luhet në Gjakovë, do të zhvillohet në Ferizaj. Të dielen e ardhëshme Vëllaznimi për pike luan  në teren të vet me Oniksin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *