Saturday, April 27, 2024
Aktuale

Ura e Terzive pasuri e madhe e trashëgimisë kulturore

Ura e Terzive, si një nga monumentet e rëndësishshme të trashëgimisë kulturore të komunës së Gjakovës , nga dita e djeshme , zyrtarisht, është e hapur për të gjithë vizitorët. Ka përfunduar projekti për revitalizimin e kësaj ure që është financim i Komunës së Gjakovës, përkatësisht Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Zyrës së BE-së në Kosovë përmes UNDP-së. Këto punime kanë filluar në korrik dhe përgjatë katër muajve, urës i është kthyer pamja e mëparshme përmes rregullimit të hapësirës përreth, shëtitoreve të reja, ndriçimit dhe ulëseve me hapësira të gjelbëruara. Tash vizitorët do të kenë mundësi të sodisin këtë bukuri me vlera të mëdha për të kaluarën e Gjakovës . Esnafi i terzive rreth vitit 1730 ndërton Urën e Terzive mbi lumin Erenik, në rrugën kryesore që lidh Gjakovën me Prizrenin. Ndërtimi i kësaj ure zgjati afro 10 vjet.
Ndër dyqanet e para që ndërtohen në Çarshinë e madhe janë ato të terezive, apo të rrobaqepësve, dëshmi kjo që tregon se terzitë ishin të parët zejtarë të Gjakovës, krahë për krahë të cilëve filluan të zhvillohen edhe Tabakët (lëkurëpunuesit) e më vonë edhe Kazazët(mëndafshpunuesit) e të tjerët.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të këtyre punimeve zyrtarët komunal thanë se Investimet në objekte të trashëgimisë kulturore, janë ndër prioritetet në punën e tyre. Ky është edhe një hap drejtë zhvillimit të turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *