Besim Dina të shtunën me program atraktiv humoristik-muzikor e zbavitës
Show-meni gjakovar që ka “pushtuar” adhuruesit e humorit dhe spektakleve televizive nga të gjitha trojet shqiptare, Besim Dina, rrugëtimin e tij krijues e vazhdon të shtunën me materiale atraktive argëtuese por edhe informative në programin Oxygen. Për humoristin Dina, “nuk ka as koronavirus” që mundë t iu ndal gazin shqiptarëve, dhe kjo situatë e karantinës, mundë të kalohet më së miri në shoqëri me ekipin e tij.

“ Këtë të shtune( nesërmbrema) OXYGEN ka mysafir të veçantë. Epidemiologu I njohur Lul Raka do të shpalosë shumë gjëra të reja për virusët dhe për masat që duhet ndërmarrë për tu mbrojtur sa më mirë. Ndërkaq, në programin muzikor, me këngë të bukura popullore shqipe prezantohen Shkelzen Jetishi dhe Zenel Doli me orkestrën e Vëllaznim Buxhovit, por njëkohësisht edhe lojë e kuize interesante”, ka thënë Dina.
I pyetur se si po kalon këtë periudhë të karantinimit në Prishtinë, ai ka thënë është tejet I kujdesshëm duke ndjekur këshillat e ekspertëve. Pjesën më të madhe në banesë, del vetëm për furnizim, ose kur ka xhirim të emisionit me një kujdes të madh për vete dhe gjithë ekipin.
Në kontekstin e apeleve për masat ndaj përhapjes së korona virusit, Besim Dina ka thënë: “Rrini në shtëpi dhe ndiqni Oxygen”.(gjakovapress)