Tuesday, April 22, 2025
Lajme

Ka ndërruar jetë profesori i Edukimit Fizik dhe Sportit Aziz Dujaka

Ka ndërruar jetë punëtori i palodhshëm dhe me kontribut të çmuar në sportin kosovar, profesori nga Gjakova Aziz Dujaka. Për vdekjen e tij ka njohtuar Fakulteti I Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës ku për shumë vite dha kontributin e tij të madh.

 

Të nderuar Profesorë, Studentë, Staf Administrativ dhe të gjithë ju që jemi bashkë në shtëpinë tonë të përbashkët – Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit,

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot, më 22 prill 2025, është ndarë nga jeta Profesori Aziz Dujaka.

Në emër të menaxhmentit, të studentëve dhe të tërë stafit akademik e administrativ, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Dujaka. Humbja e Profesorit Dujaka është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të bashkëpunojmë me të.

Ngushëllime të përzemërta dhe kujtim i përjetshëm për të.

Për detajet e ceremonisë së varrimit do të njoftoheni me kohë.

 

Me respekt,
Dekani i Fakultetit,
Prof. Asst. Dr. Florian Miftari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *