Wednesday, April 2, 2025
AktualeLajme

Marrin vaksina kunder gripit

Ndryshimi i temperaturave te ajrit dhe stineve nxit semundjet gripoze. Si përherë edhe kësaj radhe  në qendrën e imunizimit në Gjakovë, vazhdon vaksinimi i të moshuarve dhe atyre qëvuajnë nga sëmundjet kronike. Fillimisht janë vaksinuar shtresa e mësimdhënësve  që tani janë në pension. Duke  I marr vaksinat kundër gripit kane pohuar të njëjtit se pas vaksinimit ndihen më të sigurt sa i përket mbrojtjes nga gripi eventual.

Edhe të moshuar tjerë me profesione të ndryshme pensionist  iu drejtuan qendrës së imunizimit në Gjakovë për tuvaksinuar. Qendra e imunizimit në këtë sezon është pajisur me me  rreth 3.000 vaksina që sipas mjekëve konsiderohet se janë të mjaftueshme për popullatën në Gjakovë.