Thursday, April 3, 2025
AktualeLajme

Të martën në mbrëmje kthehet ngrohja qendrore

Shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore në Gjakovë nga e marta në mbrëmje do ti kenë ambientet më të ngrohta, pasiqë Ngrohtorja e Qytetit, pas një pauze, për mungesë mazuti,   do të filloi punën.

Zyra për informim e Kuvendit Komunal njofton se pas angazhimit të Kryetares së Komunës së Gjakovës  Mimoza Kusari Lila, është siguruar një sasi e konsiderueshme e mazutit për ngrohjen e qytetit. Ngrohja fillon sonte në orën 20:00 dhe banorët e Komunës së Gjakovës, shfrytëzues të ngrohjes, do kenë mundësinë të festojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në një ambient të ngrohtë.

Më tutje në këtë njohim thuhet se gjatë ditëve në vijim, Kryetarja  Kusari Lila do angazhohet që të siguroj sasi tjetër mazuti dhe të tejkalohet kështu kriza e shkaktuar në Ngrohtoren e Qytetit.Pos kësaj po bëhen përpjekje që të sigurohen  edhe mjete për pagat e punëtorëve të ngrohtores të cilët nuk janë paguar tash e 5 muaj.