Friday, March 28, 2025
AktualeLajme

Feston shkolla “Kelmend Rizvanolli”

Kelmend RizvanolliNxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore “ Kelmend Rizvanolli, si objekti me i ri shkollor në Gjakovë, kanë shënuar të hënën ditën e shkollës, fillimisht duke vënë kurora me lule në varrin e Kelmend Rizvanollit e pastaj duke shfaqur një program të pasur kulturo artistik për prindër, anëtar të familjes Rizvanolli dhe Kusari, që kanë investuar nga fondi i tyre familjarë për ndërtimin si dhe përfaqësues e zyrtarë të lartë të institucioneve të komunës.

Drejtoresha e shkollës Valma Kamishi Zeka tha se kjo shkollë në këtë festë vjen me suksese në procesin edukativo arsimor por edhe në veprimtari tjera jashtëmësimore.

“Dëshirojmë të bëhemi model për shkollat tjera” tha Zeka duke lavdëruar bashkëpunimin mes shkollës, nxënësve dhe prindërve. Ajo ka përmendur edhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo vatër arsimore.

“Na mungon rrethimi I oborrit të shkollës sepse paraqet rrezik për nxënësit pasiqë shkolla është skaj lumit, , pastaj ndriçimi dhe terrenet sportive”, tha drejtoresha Zeka.

Në ketë manifestim kryetarja e Komunës Mimoza Kusari Lila, ka uruar ditën e shkollës, ditën që shënon hapjen e një dritare të re të kulturës dhe arsimit në Gjakovë, njofton kumtesa komunale.

“ Shkolla fillore “ Kelmend Rizvanolli po dëshmon edhe kësaj radhe se për komunën e Gjakovës, mbetet edhe një dritare e re drejt rrugës së ndritur të gjeneratave dhe nxënësve të cilët duan që në të ardhmen të jenë frytet e reja për avancimin e shtetësisë së Kosovës”, ka thënë e para e Gjakovës Kusari-Lila. Sipas saj, kjo shkollë është dëshmi shumë e mirë dhe model në vete se si familjet Gjakovare, kursimet e tyre të fituara nga puna , me djersë dhe mund, i investojnë në projekte madhore kapitale në vatrat e dijës dhe shkencës.

Kryetarja ka ngritur lart respektin dhe vlerën humane të dy familjeve Rizvanolli dhe Kusari, duke saktësuar se këto dy familje, janë treguesi më i mirë se çfarë duan gjakovarët dhe cila është aspirata e tyre. Viti shkollor 2013/2014 për Komunën e Gjakovës ishte edhe një fat I mirë me inaugurimin e kësaj shkolle” ka thënë kryetarja Mimoza Kusari-Lila.

Ashtu si vizioni i Kelmendit, uroj që të jetë edhe vizioni i këtyre vogëlusheve të cilët padyshim se tashmë vetëm e kanë përmbushur dëshirën e tij, që emri Kelmend sot në Gjakovën tonë simbolizon vendin e ndritur ku ushqehet me dituri e ardhmja jonë, ka përgëzuar këtë kolektiv Mimoza Kusari-Lila!

Familja Rizvanolli dhe Kusari duke lënë trashëgim pasurinë familjare kishin vendosur që vlera prej 500 mijë euro të investohet në këtë shkollë që mban emrin “ Kelmend Rizvanolli”.