Saturday, August 31, 2024
Gjakova Presss

Alkenti dhe mozaiku Rita Ora për librin Guinness

Tashmë idetë dhe duart e tija janë të arta sepse ia ka njohur edhe bota duke I bërë vend në Librin e mrekullive-Guinnes. Ka nisur me mrekullitë që I ka bërë me fruta, pemë e perime për të vazhduar me pemën e madhe dhe mozaikun e dy figurave të futbollit botëror, ndërsa të hënën e ka finalizuar një tjetër ide. Në Paltin e sporteve Shani nga 2 mijë kilogram drithëra ka krijuar portretin e Rita Ores.

Në fakt  Alkent Pozhegu së bashku me ekipin e tij që nga mëngjesi i sotëm  ka nisur  të ndërtojë mozaikun me figurën e këngëtares së njohur kosovare,  Rita Ora.  Ai po synon  të thyej rekordin, me  figurën e këngëtares së famshme shqiptare,  të shtrirë në platon e Pallatit të Sporteve “Shani Nushi” në 300 metra katror. Ai është përcaktuar për këtë figurë të famshme të artit muzikor, pasi është një nga artistet që po i bënë të gjithë shqiptarët krenar.  Për ndërtimin e këtij mozaiku u përdor fara e lule diellit, drithërat si  misri e gruri dhe fasulja në sasi 2 mije kilogram. Rekordi aktual në këtë kategori mbahet nga një artist gjerman dhe është 270 metra katrorë. Alkent Pozhegu në këtë synim është ndihmuar edhe nga një grup i shokëve pa të cilët tha se do të ishte i vështirë realizimi i këtij mozaiku.

Në orët e mbrëmjes mozaiku ka përfunduar ndërsa vizitorët kureshtar mundë ta vizitojnë gjatë ditës së martë. Ndryshe me këtë punë është krenuar edhe familja e Ritës. Shpërndarja e një fotografie të kësaj vepre nga Alkenti në rrjetet sociale  ka mrekulluar edhe prindërit e këngëtares Besnik e Vera Sahatçiu- Ora, ku vetë Besniku tashmë ka shpërndarë këtë fotografi.

Vlen të përmendet se Alkent Pozhegu deri me tani ka realizuar një numër të madh të mozaikëve, ndërsa është edhe mbajtës i një tjetër rekordi të Guinness-it pasi në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë pati ndërtuar figurat e dy futbollistëve botëror Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *