Saturday, February 3, 2024
AktualeLajmet e shpejtaSporti

Basketboll: Vëllaznimi humb në Gjakovë nga Rahoveci

Basketbollistët e Vëllaznimit kanë shënuar humbjen e dytë me radhë në këtë stinor. Pas humbjes me  Trepçën javën e kaluar, të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sporteve Shani Nushi, në pranin e publikut të skuadres mysafire, humbi edhe nga Rahoveci me rezultat 73:97. Në të katër pjesët më të mirë u treguan mysafirët që patën mbështetjen e zëshme të  “vreshtarëve”. Në radhët e Vëllaznimit më efikasi ishte Beqë Kovaqi me 22 pikë i pasuar nga Atik Koshi me 20 pikë. Ndërkaq në radhët e mysafirëve ishte Teilor me 15 pikë.

KB Vëllaznimi ka ngelë pa basketbollistë cilësorë. Për dallim nga stinori vjeshtor, këtë stinor nuk janë edhe disa basketbollistë cilësorë që për pak para ikën në klube tjera. Kjo flet për gjendjen e rëndë financiare në klub  që është për tu habitur se në çfarë shkalle ka rënë!!! Aktualisht janë ata pak entuziast që po e mbajnë gjallë sportin e basketbollit në elitë, por është për tu habitur se si “ia kthyen shpinën basketbollit” duke harruar traditën që dikur kishte Gjakova.

Vërtetë kush ka menduar se basketbolli gjakovarë do të vjen në këtë gjendje. Duket se sinjali kuq është ndezur, sepse një rrjedhë e këtillë në klub, qon edhe kah shuarja!!! A ka kush që e mbështet klubin e basketbollit Vëllaznimi?