Wednesday, April 10, 2024
AktualeSporti

Basketboll: Vellaznimi me Sigal Prishtinen hap kampionatin

KB Vellaznimi finalNdeshja e parë kampionale në elitën e basketbollit kosovar në Gjakovë do të zhvillohet të dielën prej orës 17 e 15, në mes të Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës . Për ta treguar seriozitetin, dinjitetin, kulturën dhe sportivitetin, udheheqësia e KB Vllaznimi po  përgatitet maksimalisht per ta organizuar ndeshjen dhe për ta pritur Sigal Prishtinen ne mënyrën me te mire te mundshme.

Drejtues të klubit thonë se kjo pritet edhe nga “Kuqezinjet e Jakoves”, sepse janë tifo grupi më trim, më bujar, më i kulturuar dhe më i fortë në Kosovë, e qe sigurisht se do ta udhëheqin SPEKTAKLIN ne pallatin “Shani Nushi’, me animin me te fuqishëm që është parë ndonjëherë, por edhe me korrektësi, për të dëshmuar se Gjakova, Vllaznimi dhe Kuqezinjet e Jakoves janë qëmoti pjesë e Evropës dhe e kulturës se saj.