Besim Dina vazhdon projektin në Klan Kosova
Komediani i shquar Besim Dina pas një pauze rikthehet me shoun e tij televiziv në Klan Kosova. Për këtë në faqen zyrtare të këtij televizioni jepet lajmi për përgatitjet përfundimtare që po bëhen për start.Mes tjerash thuhet:
“Besim Dina shumë shpejt, rinis me format të rifreskuar dhe mbi të gjitha…në një kanal të ri! Oxygen do zë vend tash e tutje në televizionin më të madh në vend, Klan Kosova. Ndonëse nuk ka ende një datë të saktë të nisjes, tashmë promoja paralajmëruese ka nisur të transmetohet dhe besohet se pritja merr fund brenda disa javësh. Një lajm i mirë ky për shumë që kanë pritur e pyetur në këta muajt e mungesës së Besimit”, thuhet në njoftimin e Klan Kosovës transmetuar në rrjetin social facebook.