“Brisku” i Pejës shfaqet në skenën e Gjakoves
Adhuruesit e artit skenik në Gjakovë, këtë fundjavë patën rastin të përcjellin shfaqjen teatrore me titull “Brisku” të realizuar nga Teatri “Istref Begolli” në Pejë, me regji të Naser Shatrollit. Loja e aktorëve u realizua në skenën e rrethuar nga publiku si një lloj teatri i dhomës ndërkohë që pasqyrohej një ngjarje që ndodhë brenda një berberhane-(rrojtore) ku hyjnë e dalin personazhe nga më të ndryshme të përditshmërisë sonë e ku trajtohen tema aktuale të ditës.
Rolin kryesor në këtë realizim skenik, e interpretoi aktori i mirënjohur gjakovar, Hysen Binaku ndërsa edhe të tjerët aktorë interpretuan në nivel të lartë rolet e besuara: Fidan Moni, Aida Alidemi, Agon Bala, Flormend Shabaj, Fisnik Sykaj e Fitore Broqi. Pejanët në fund u duartrokiten nga publiku artdashës gjakovar