Çiklistët italian ndihmojnë ata gjakovarë
Pas shumë kontakteve që kishin realizuar drejtues të klubit çiklistik “Gjakova 137“ me drejtorin e klubit çiklistik ,,ASD D’Aniello Cycling Team’’ nga Italia është arritur që trajneri profesional Francesco Galo të realizoi matjet bio-mekanike të çiklistëve gjakovarë me qëllim të përpilimit të programit profesional të përgatitjeve për përfaqësim në arenën ndërkombëtare. Përveç kësaj, sipas Njazi Berishes, sekretar i klubit, ekipi përfitoi fanella për çiklizëm, donacion I mbledhur nga klubet të ndryshme Italiane. Sporti I çiklizmit është shumë i kushtueshëm ndaj ky donacion është I mirëseardhur për përforcimin e pozitës materiale të klubit.