Cristopher Lee Hortman gjysmen e koshave për KB Vëllaznimin në lojë me Sigal Prishtinën
Përforcimi i fundit i KB Vëllaznimit, basketbollisti Cristopher Lee Hortman ka arritur sonte të shënoi 32 poenë në takimin e çerekfinales së superkupes së Kosovës që u zhvillua në Pallatin e Sporteve në Gjakovë e që u mbyll me rezultat66-88 në favor të kryeqytetasve. Sigal Prishtina në të gjitha pjesët e lojës ishte më e mirë, ndërsa Vëllaznimi me lojtarë të rinj dëshmoi se është në konsolidim e sipër. Hortman debutoj dhe tregoj që do të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për KB Vëllaznimin. Javën tjetër fillon Superliga dhe në start luan me Rahovecin.

Para ndeshjes Vëllaznimi- Sigal Prishtina në Gjakovë u luajt edhe ndeshja tjetër, Rahoveci- Trepça 78:63.