Sunday, April 28, 2024
Gjakova PresssSporti

Dafina në Kampionatin botëror të boksit

Dafina AbrashiSportistja e re por e talentuar nga Gjakova, Dafina Abrashi, anëtare klubit të boksit Gjakova 137, do të shijoi emocionet që sjellë gara më madhe botërore e boksit. Në fakt Kombëtarja e Kosovës e femrave në boks me 13 maj udhëton për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror për femra në Tajpei  të Tajvanit , që mbahet prej 14 deri më  24 Maj. Kosova do të marrë pjesë me dy boksiere në kategorinë deri në 52 kg. Dafina Abrashi nga Gjakova dhe në 60 kg. Donjeta Sadiku. Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në një Botëror për femra. Shpresohet  që me një short të mirë boksierja gjakovare Dafina Abrashi të kthehet me medalje nga ky Kampionat.

Për momentin, boksieret gjenden në përgatitje speciale në Ferizaj, ku do të qëndrojnë deri më 13 maj, para nisjes për Tajpei.