Friday, April 5, 2024
Sporti

Derbi Vëllaznimi- Liria i takoi gjakovarëve

Futbollistet e Vellaznimit kanë arritur sot tri pikë të reja pasi kanë mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat minimal 1 me 0. Golin e vetëm e shënoi Jurgen Gjini në minuten e 32. Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Vëllaznimi dhe Liria treguan lojë cilësore me aksione e raste të shumta shënimi.

Dardan Rogova ishte në ditën e tij! Në saje të cilësisë që disponoi ai arrinte të krijonte raste të shpeshta shënimi.  Vëllaznimi nga ndeshja në ndeshje po tregon formë më të mirë, kurse kryetrajneri Ekrem Radoniqi po kërkon që sulmuesit të jenë akoma më efikas. Pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur me anagzhimin e të gjithë futbollistëve , të cilët dhanë maksimumin për këtë fitore.

Pavarësisht fitores së sotme, Vëllaznimi ende ndodhet i parafundit në tabelen klasifikuese të Ligës së pare futbolistike të kosovës, grupi A,  me 5 pikë të tubuara, dy barazime dhe dy humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *