Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    800 vaksina për Gjakovën

    Në Gjakovë 10 raste aktive me Covid , 107 mijë e 203 doza të vaksinës

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Ora verore

    Ora verore

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

  • Aktuale
    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    552 raste active me Covid 19, në Spital 70 pacient në trajtim

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista OnlineE re
No Result
View All Result

Home Gjakova Presss

Dr.sc.Alban Dobruna – Një përkujtim për Drita Vokshi-Begraca

1 year ago
in Gjakova Presss
0 0
0
Dr.sc.Alban Dobruna – Një përkujtim për Drita Vokshi-Begraca
330
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga numri më i ri i revistës Gjakovapress nr. 143-online

U SHUA DRITA E DRITAVE TË KOSOVËS DRITA VOKSHI- BEGRACA                             (1938-2020)

Më 21 nëntor 2020, pushoi së rrahuri zemra e profesoreshës karizmatike, edukatores, veprimtares, humanistes prof. Drita Vokshi-Begraca. E njohur në qarqet intelektuale në Kosovë dhe jashtë saj për kulturën, diapazonin e gjerë të dijes, bujarinë, mirësinë, oratorinë, fisnikërinë e saj. Vdekja e Tezes Dritë, siç e thërrisnim me përzemërsi, na tronditi në shpirt. U ndërprenë komunikimi, rrëfimet, bisedat, historitë, por mbetën kujtimet dhe dashuria, të cilat nuk vdesin kurrë dhe gjithnjë na lidhin në amshim me njerëzit që i kemi dashur,por që Zoti i thirri pranë vetës.

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

Prof.Drita Vokshi-Begraca hyn në rrethin e atyre profesoreshave që jetuan dhe vepruan në kohëra të vështira, kur ishte e vështirë të ishe shqiptare, edhe më e vështirë mësimdhënëse dhe pjesëtare e një familjeje me një begrand të madh patriotik. U lind në Tiranë,më 27.04.1938,në një familje patriotike nga Gjakova. Nga kjo derë e kësaj familje dolën emra në zë si : Sylejman Vokshi, Beqir Vokshi, Asim Vokshi, Dërgut Vokshi, Bije Vokshi, Xhafer Vokshi, Miftar Vokshi, Bardha Vokshi.Emrin e bukur Drita ia vuri profesori i nderuar Zekeria Rexha, mik i madh i Hallës Bije dhe tërë familjes Vokshi. Shkollën fillore dhe Gjimnazin i kreu në Prishtinë.

Babai, Dërgutiu pushkatua në qershor të vitit 1943 në Landovicë afër Prizrenit së bashku me Mazllum Këpuskën, atëherë kur Drita ishte vetëm 5 vjeçare. Nëna që e lindi, Mema, u burgos e u keqtrajtua në burgun e Pozharevacit (në vitet ’50), ndërsa nëna që e rriti-Bija, u izolua, u persekutua e u keqtrajtua për shumë vjet radhazi për qëndrimin e saj patriotik, atdhetar e të paluhatshëm. Si fëmijë shëtiti nga Tirana në Shkodër-Prizren-Gjakovë-Tiranë-Gjakovë-Prizren dhe së fundi në Prishtinë, me Bijen e saj të dashur. Në moshë të re nën ndikimin e Bije Vokshit, hallës së saj, e njohur si atdhetare e grua përparimtare dhe profesor Zekeria Rexhës në moshë të re brumoset me atdhedashuri. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i vijoi në Shkollën e Naltë Pedagogjike në Shkup, ku u diplomua në vitin 1960. Pas një kohe relativisht të shkurtër, vazhdoi fakultetin në të njëjtën degë në Shkup, ku dha të gjitha provimet, edhe sllavistikën si provim të fundit, për të marrë diplomën, të cilën kurrë nuk e pranoi, sepse në të shkruante-prof. e gjuhës serbe.

U martua me Dr. Mehmet Begracën (mjek i njohur, ligjërues dhe profesor emeritus), i cili e deshi dhe e nderoi jo vetëm znj. Drita, por edhe tërë familjen Vokshi.  Ishte njëra nga femrat e para pas Luftës së Dytë Botërore, që u arsimua dhe veprimtarinë e udhëhoqi në të mirë të popullit. Në mungesë të kuadrit arsimor i cili ishte në deficit të lartë, puna e saj fillimisht orientohet në qytetin e Gjakovës, ku zë fill veprimtaria e saj si arsimtare në shkollën “Mustafa Bakija”. Në këtë shkollë së bashku me nxënësit dhe kolegët themeluan klubin letrar “Migjeni”. Për një kohë punoi edhe në fshatin Studimqan, fshat afër Shkupit, ku popullata e këtij vendi ndjente nevojën e madhe që të arsimohej. Së bashku me veprimtarë të tjerë si : Didare Gjinolli, Magbule Polloshka e Metush Krasniqi, dhanë një kontribut për emancipimin e vajzës shqiptare në Kosovë. Aktiviteti i saj në procesin arsimor e krye edhe në qytetin e Kaçanikut për një kohë të shkurtër. Në vitin 1961 ishte një ndër themelueset e Shkollës Normale në Ferizaj. Në këtë kohë u ka dhënë mësim edhe mësuesve që ata të kualifikoheshin si dhe nxënësve tjerë në kushte të vështira materiale. Shpejt bëhet emër i njohur në Kosovë, nëpërmjet punës së saj edukativo-arsimore, duke qenë njeriu i kohës, por edhe së ardhmes së re. Kishte vizion të qartë dhe shumë largpamës, të vendosur nga e tashmja dhe e ardhmja. 

 Pas 6 viteve punë në Ferizaj, transferohet në Prishtinë si arsimtare e gjuhës shqipe në shkollën e Mjekësisë. Prof. Drita kudo ku jetoi, veproi dhe punoi, la gjurmë të pashlyeshme në kujtimet, ndërgjegjen dhe shpirtin e njerëzve, pasi duke qenë e brumosur dhe e kalitur nga trungu familjar, ndau fatin me popullin sidomos në vuajtje, rreziqe e sprova.  Në demonstratat e vitit 1981 u angazhua që të kujdesej për demonstruesit dhe t’u jepte ndihmë të gjithë atyre që kishin dalë në ilegalitet. Ajo dha një kontribut të çmuar duke ju dërguar ushqim studentëve me ndërmjetësimin e dr. Flora Brovinës. Pas demonstratave të vitit 1981 pushteti e largoi nga puna në Shkollën e Mjekësisë si e papërshtatshme ideo-politikisht.

Drita Vokshi-Begraca ishte gjithnjë në anën e të dobëtit. Ajo i inkurajoi dhe i nxiti ata. Kjo është arsyeja pse ajo ishte e shkëlqyeshme. Filantropia e saj përfshinte atdhedashurinë e saj. Ajo nuk e konsideroi të domosdoshme ta theksonte këtë. Për të, kjo u mor si e mirëqenë. Ajo e vërtetoi atë gjatë gjithë jetës së saj. Nëpërmjet jetës dhe familjes së saj ndriçohet edhe historia jonë: shkathtësia për të jetuar dhe mbijetuar, për të luftuar dhe për t’u pajtuar. Fjala popullore na mëson “Pa histori s’ka as ardhmëri”. Kështu, prof. Drita Vokshi-Begraca më mirë se askush tjetër na lidhi me historinë, si dëshmi për ta ruajtur të vjetrën dhe për ta zbuluar të renë. Me vdekjen e Tezes Dritë, një jetë kuptimplote dhe e pasur ka mbaruar. Një jetë plot vepra të mira dhe fisnike. Një zemër e madhe ndaloi së rrahuri!

Tezja Dritë për mua ishte njëri ndër njerëzit më të dashur që kam pasur në jetë, një miqësi e thellë dhe e bukur, që do të mbetet tërë jetën në kujtesën dhe zemrën time, me fytyrën e  bukur, buzëqeshjen e ëmbël, e çiltër dhe e hapur, me lutje dhe urata në gojë dhe në zemër.

Për meritat dhe kontributin në veprimtarinë arsimore dhe çështjen kombëtare, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e dekoroi me titullin “Medalja Presidenciale e meritës”. Qyteti i Ferizajt e dekoroi me mirënjohje për punën e palodhur shumë vjeçare në procesin arsimor.

ADVERTISEMENT
Previous Post

Viti ardhshëm me 5 premiera të Teatrit të Gjakovës

Next Post

Intervista: Argenita Fetahu, piktore

Related Posts

Fejton: ARSIMI SHQIP NË GJAKOVË- Portrete: QAZIM Selim BAKALLI
Gjakova Presss

Fejton: ARSIMI SHQIP NË GJAKOVË- Portrete: QAZIM Selim BAKALLI

DR. ILIR BEQIRI, MJEKU QË LA GJURMË NË MJEKËSINË GJAKOVARE
Gjakova Presss

DR. ILIR BEQIRI, MJEKU QË LA GJURMË NË MJEKËSINË GJAKOVARE

KUSH JANË 10 GRATË E SUKSESSHME TË GJAKOVËS
Gjakova Presss

KUSH JANË 10 GRATË E SUKSESSHME TË GJAKOVËS

Intervista: Arsim Gojani- ish futbollist dhe trajner
Gjakova Presss

Intervista: Arsim Gojani- ish futbollist dhe trajner

A I DINI BENEFITET SHËNDETËSORE TË STINËS SË PRANVERËS?
Gjakova Presss

A I DINI BENEFITET SHËNDETËSORE TË STINËS SË PRANVERËS?

Load More
Leave Comment

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In