Wednesday, October 4, 2023
Aktuale

Dy rrugët e gjata në terr

Gjakova11111111Reduktimet kanë arritur bashkë me stinen e vjeshtes. Por pavaresisht kesaj një pjesë e qytetit të Gjakovës po vazhdon të jetë në errësirë gjatë orëve të mbrëmjes, për shkak të mungesës së ndriçimit publik. Kjo nuk po u pëlqen qytetarëve të cilët thonë se po ndihen të rrezikuar si pasojë e territ. Ata po apelojnë tek komuna që sa më shpejtë ta bëj një zgjidhje, sepse përpos rrezikut, terri po krijon edhe pamje të shëmtuar për qytetin. E gjendjen e krijuar e kanë pranuar edhe në komunë. Sipas zyrtarëve komunal , aktualisht janë dy rrugë pa ndriçim publik. Sipas tyre rruga “UÇK” dhe ajo “Migjeni” tash e sa ditë janë pa drita, për faktin se në këto dy rrugë ka ndodhur një prishje më e hershme, e cila nuk mund të rregullohet pasi kompanisë së deritashme për mirëmbajtjen e ndriçimit publik i ka skaduar kontrata. Pritet që  brenda dy apo tri ditësh do të caktohet kompania fituese, pasi procesi i tenderimit është në fazën e fundit dhe pas kësaj do të rregullohet edhe ndriçimi në këto dy rrugë, të cilat janë dy rrugët e vetme në komunën e Gjakovës ende pa ndriçim publik.