Friday, March 29, 2024
Aktuale

E dhjeta ditë e Muharremit

Muharremi ziqriBesimtarët mysliman në shumicën e teqeve në komunën e Gjakovës sot e përfundojnë agjërimin 10 ditor të muajit Muharrem, agjërim i cili mbahet në shenjë nderimi dhe përkujtimi për dëshmorët e betejës së Qerbelasë, Imam Hysenin, familjarët dhe përkrahësit e tij.

Për dhjetë ditë me radhë, të Muajit të Shenjtë të Muharremit, secili besimtar shkëputet nga jeta e përditshme, nga rutina. Ata largohen nga të gjitha kënaqësitë, ndryshojnë të ushqyerit, veshmbathjet, dukjen dhe gjithçka është më e thjeshtë se rëndom.

Muharremi ziqri shejn eniniKurse, pas krejt kësaj devotshmërie e përkushtimi, me mbarimin e ditës së dhjetë të Muharremit, vjen një moment tjetër, ai i ritualit të Ashures. Në kuadër të kësaj, varësisht prej organizimit të brendshëm, secila teqe e organizon natën e ashures, natë e cila përveç besimtarëve, mbledh në teqe edhe mysafirë të shumtë, përkrahës e dashamirë, të cilët ndjekin ritualin e ziqrit, ritual me të cilin edhe zyrtarizohet mbyllja e agjërimit për muajin Muharrem.