Saturday, April 27, 2024
Gjakova PresssKulturë

Edi Furra: Kemi kaluar ditë edhe më të vështira, do të vjen koha e gëzimeve dhe dasmave

Këngëtari i shquar i muzikës popullore shqipe, Edi Furra është i bindur se populli ynë ka kaluar kohëra edhe më të vështira, siç ishte ajo e luftës në Kosovë. Edi e ka kujtuar ditën e parë të çlirimit, pas një tragjedie të popullit tonë, në veçanti të Gjakovës, nga kriminelët serb. Sipas tij, do ti  kalojmë ditë e vështira dhe sërish do të vjen koha e dasmave e gëzimeve.

Si po e kaloni këtë kohën e masave mbrojtëse nga korona virusi?

Vërtetë që pak është kohë monotone, mirëpo momente-momente të caktuara. Kur po e bëj krahasimin me kohën e luftës,  aty ishim të mbyllur dhe kishim frikën që do vijnë e të na vrasin apo të na masakrojnë, tash fatmirësisht  bile atë frikë nuk e kemi. Thonë edhe në fatkeqësi, si kjo me kronavirusin njeriu duhet me e gjet veten duke u kujdesur shumë më tepër.

E përmende kohën e para 21 viteve. Një video, prodhim i KODAK,  që qarkullon,  është dita e parë e çlirimit kur ju në një veturë,  jeni duke kënduar. A të shkon mendja Edi tek ai moment dhe kur e shikon tash,  si të duket vetja?

Arsyeja që kam qenë për mbi at makinë është se kam qenë i lënduar në këmbë. Kukin tek boshti kurrizor e kam pas të lënduar prej të goditurave të serbëve, sepse kam qenë edhe rob lufte,  edhe këmbën nuk mundesha atë kohë me e lëviz fare. Gati e kam pas të bllokuar. Prej dëshirës madhe që me dal e me festu,  sepse ishte një ditë që nuk përsëritet më. Duke falënderuar Xaj Ferizin,  i cili është njeri i parë që më ka ardh tek dera,  është adhurues i muzikës dhe mik i yni. Ka ardh tek dera me këqyr a kemi shpëtu,  a jemi gjallë. Unë isha në banesë, në katin e katërt edhe i dola i thash: O Xajë,  po më vjen keq që nuk mundem me zbrit  poshtë . Ia tregova arsyen, por ai erdhi lartë,  më ka marrë dhe më ka hipë në makinë me festu edhe unë at ditë. Kjo është arsyeja që kam qenë në makinë duke festuar, kënduar me një  ndjenjë të  papërshkrueshme që nuk e harrojë krejt jetën.

Cili është mesazhi juaj?

Mesazhi më i bukuri është veç me u heq ky kufizim edhe populli me ndejt siç ka qenë, sepse kur nuk ishte kufizimi( 6-10 dhe 16-20 ) ka qenë shumë më bukur. Unë kam shumë besim tek populli im,  të jemi të durueshëm. Kjo është një sfidë që do të kaloj sikur shumë sfida tjera që i kemi kaluar dhe do të vazhdoj jeta normale. Do të punojnë njerëzit,  do të argëtohen,  do të gëzohen do të bëjnë dasma. Patjetër,  që thonë,  pas çdo kohe të keqe lind dielli, pas çdo tuneli është drita. Edhe ne ta kemi parasysh se jemi afër, edhe pak dhe kalon edhe kjo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *