Saturday, April 27, 2024
Kulturë

Edi Furra në Sofren Shkodrane

Këngëtari me potencialin e fuqishëm artistik në interpretimin e  këngëve shqipe, Edi Furra ka qenë pjesëmarrës në manifestimin tradicional të fundvitit , Sofra Shkodrane. Ai edhe me këtë rast krijojë atmosfere të vecantë.

Kënga e bukur shkodrane dhe ajo popullore shqiptare, sipas Ramazan Çekës,  interpretohej nga mjeshtra të mëdhenj që ishin pjesë e kësaj sofre, duke e përcjellur atë në çdo tavolinë, duke krijuar kështu një kor të magjishëm.
Pjesë e këtij repertori të mrekullueshëm ishin këngëtarët: Bujar Qamili, Mukades Çanga, Adnan Bala, Prekë Mrishaj, Agim Molla, Ben Goxhaj, Indrit Mlika, Gjina Zefi, Gentjana Tafili, Eli Sinaj dhe Klodiana Vata.
Të ftuar, mysafirë në këtë sofër madhështore ishin edhe këngëtarët; Demir Zena nga Elbasani, Shaban Gjekaj nga Ulqini dhe Edi Furra nga Gjakova.
Këngëtarët e mrekullueshëm shkodranë ua lanë radhën këngëtarëve të ftuar po kaq të mrekullueshëm, ku do të veçojmë këngëtarin Edi Furra nga Gjakova që solli këngët e paharruara të Esat Bicurrit dhe krijimtarinë e kompozitores së madhe kosovare Pranvera Badivuku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *