Wednesday, April 2, 2025
Kulturë

Endriti dhe Loriku fitues në gara ndërkombëtare për kitarë

 

shkolla e muzikesNë  “Garat Ndërkombëtare të Kitarës Klasike” që ditë më parë u mbajtën në Kyustendil të Bullgarisë (të XVIII-tat me radhë), kanë konkurrar edhe dy nxënës të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” të Gjakovës, Lorik Pylla nga shkolla e ulët dhe Endrit Xërxa nga shkolla e mesme e muzikës. Në një garë mjaft të fortë si dhe me kërkesa të mëdha, ku garuesit paraprakisht duhet t’a kryenin fazën e parë për tu kualifikuar në fazën e dytë, që të dy nxënësit u kualifikuan për fazen e dytë. Lorik Pylla ishte në grupin e dytë ku ka luajtur program në kohë prej gjashtëmbëdhjetë minutave, ndërkaq Endrit Xërxa ishte në grupin e katërt ku ka luajtur tridhjetë e dy minuta program. Në këto gara,  nxënësi Lorik Pylla fitoj çmimin e parë, ndërsa Endrit Xërxa çmimin e tretë.  Juria ishte profesionale ku anëtarë ishin nga Bullgaria,Italia,Serbia,Maqedonia,Ukraina dhe Greqia.  Kritika është shprehur shumë pozitivisht për nivelin e treguar të nxënësve në fjalë, ku gjatë qëndrimit në Bullgari poashtu shkolla ka pranuar ftesa tjera për pjesëmarrje në koncerte si dhe gara të tjera që do të mbahen në vijim. Kastriot Sada, drejtor i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”  për këto rezultate të dy nxënësve gjakvoarë posaçërisht falënderon mësimdhënësit Agron Peni si dhe Gjulian Bytyqi.