Sunday, September 1, 2024
Sporti

Shkëlqimi i hendëbollistëve të Vëllaznimit me Kastriotin

Vellaznimi hendbollKëtë mesjavë, ( të mërkurën në mbrëmje)u zhvillua ndeshja kampionale e superligës së hendëbollit të kosovës në mes të Vëllaznimit dhe Kastriotit të Ferizajit. Takimi u mbyll me rezultat të ngushtë 31:29 (18 :13).  Në Pallatin  e sporteve Shani Nushi ishin mbledhur rreth 500 adhurues të hendëbollit që kishin ardhë ta mbështesin skuadrën e Vëllaznimit në ndeshjet vendimtare për ekzistencë në superligën e hendëbollit. Dhe kjo përkrahje sportive nuk mungoi nga fillimi deri në minutat e fundit kur u zhvillua një dramë e vërtetë, për shkak të ngushtimit të rezultatit nga tetë në dy gola epërsi për skuadrën gjakovare.
Për dallim nga ndeshjet tjera sonte hendëbollistët e Vëllaznimit të prirë nga trajnerët Lulzim Nagavci e Leonard Cula,  ishin në formë të mirë dhe shkqëlqyen, përjashtimisht fundit të takimit kur i lëshoi forca. Aksionet e bukura dhe pritjet fantastike të portierit Arbër Curri bënë që Vëllaznimi të krijojë një epërsi të lartë gjatë pjesëve të ndryshme të lojës, anipse fillimi u takoi mysafirëve, së paku për  minutat e parë të lojës, atëherë kur Vëllaznimi për herë të parë arriti në epërsi 8:7. Pjesëloja e parë u mbyll me pesë gola epërsi dhe kjo dukej të jetë mjaft e mirë për vazhdimin e pjesëlojës së dytë. Derisa në minutën e ’43 epërsia ishte në 8 gola, dy minuta më vonë Kastrioti, në saje të një mobilizimi të shtuar arriti ta ngushtoi epërsinë dhe kjo situatë si duket krijojë pasiguri tek hendëbollistët vendas. Më së vështiri Vëllaznimi e pati, 5 minutat e fundit kur zvogëlohej epërsia . Ndeshja përfundoi me rezultat 31:29 që solli dy pikë mjaftë të vlefshme për mbijetesë në këtë ligë.
Të gjithë hendëbollistët u dalluan me angazhim maksimal dhe dëshirë për fitore. Më së shumti gola shënoi Argjent Dreshaj-  i pasuar nga Isuf Leka 5 dhe Besmir Kusari 4 aq sa shënoi edhe Shkëlqim Bakalli.
Nga radhët e Kastriotit më efikasët ishin H.Salihu- 7 dhe K. Syla 6.
Vëllaznimi u paraqit me këtë përbërje:
Arbër Curri
Argjend Dreshaj
Rinor Muhaxhiri
Besar Osmani
Shkelqim Bakalli
Fatos Maloku
Dren Nagavci
Besmir Kusari
Vatan Beqrama
Endrit Peja
Isuf Leka
Butrint Hasi