Monday, November 4, 2024
Kulturë

Ese: Duke lexuar veprën e dytë me radhë të poetit Ilir Hajdari-Shkëputur nga numri më i ri revistës Gjakovapress

“XHEVAP PËR LIRINË’ – THIRRJE PËR TA RINDËRTUAR DODONËN E SHKATËRRUAR

Poeti, Ilir Hajdari, e sheh personazhin e tij gjithkund në një vijë të kuqe, një shpatë të Demokleut, që gjymton dhe jo një shpatë të Skënderbeut që bashkon. Kjo është arsyeja që, poeti Ilir Hajdari, ia solli emrin përmbledhjes së tij “Xhevap për lirinë” dhe nga këto gjymtime, me siguri se do të vdes edhe vet autori, por kjo do të ndodh pasi të ketë vdekur kombi dhe patriotizmi.

Shkruan: Avni Ferizi

Nuk jam kritik, as botues i ndonjë vepre letrare, por një lexues dhe adhurues i poezisë dhe prozës. Megjithatë, kjo s’ka fare rëndësi në këtë moment. Ajo që ka rëndësi është se, duke lexuar vargjet e përmbledhjes poetike “Xhevap për lirinë” të poetit nga Gjakova, Ilir Hajdari, të shndërruar në Orakull të kombit, i instaluar në Dodonë, na zgjon interesimin për një kumt kombëtar poetik. Prandaj, nuk kemi se si ta injorojmë këtë thirrje që vjen nga toka dhe nga qielli; në ëndrra dhe përmes maktheve të çdo shqiptari që e do kombin e tij.

Poezia e Ilir Hajdari, që nga fillimi ngërthen optimizmin për një të ardhme dhe rindërtim të Dodonës, Gjakovës së tij të dashur dhe Kosovës së lirë. Liria, e paraqitur dendur veprën poetike “Xhevap për lirinë”, është optimizmi i personazhit në shprehjen e tij si protestë e shkrimtarit, si ndjenjë më sublime e çdo poeti, si solidarizim më i thellë dhe paqedashës në botë me të mjeruarit dhe humanizëm që del nga zemra e një altruisti. Kjo ndjenë optimizmi vazhdon edhe në vargjet për dashurinë me një shprehje hyjnore, të butë dhe të ndjeshme, pa e përlyer atë me gjuhën e urrejtjes dhe pa asnjë gjemb të pesimizmit apo të mosbesimit.

Poezitë të ndjenjës individuale, si dhembja dhe vdekja, humbja e njerëzve me vlerë qe i duam më së shumti janë të përshkruara me lartësinë e përkryer gjuhësore, të cilat përmbajnë ndjenjat më hyjnore të përshkrimit të tyre, ashtu si përshkrimi i viktimave të qytetit Trojës, të përshkruara nga Homeri. Iliri, si një Homer hyjnor i quan këto raste humbjesh si “Dhembje të Dhembshme”. Çdo shprehje në këtë përmbledhje, e gjejmë hyjnore dhe kuptimplote, Iliri e kupton edhe vdekjen si një filozofi dhe shndërrim në një botë të padukshme, por jo si një zhdukje përgjithmonë nga lidhja me ne. Por ne, nuk do të ndalemi për të trajtuar vetëm temën e lirisë në këtë përmbledhje, për të zbuluar këtë dramë poetike kombëtare të poetit. Në leximin e parë dhe në atë të dhjetin të përmbledhjes poetike “Xhevap për lirinë”, të dytin me radhë të poetit Ilir Hajdari, veçse sa e kam forcuar kuptimin. Dhe, sikurse dihet, kuptimi forcohet shkallë-shkallë në nivelin kulturor. Ashtu siç është udhëtimi i teleskopit në gjithësi, ku përmes tyre ne arrijmë të zbulojmë gjëra që nuk i dinim më parë. Pra, ashtu, si në udhëtimin e teleskopit, duhet lexuar e kuptuar poezitë e Ilir Hajdarit....(më gjërësisht në revisten online Gjakovapress 141)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *