Friday, June 7, 2024
Sporti

FC Liburn mirëpret hapat drejt jetësimit të Ligjit për sponsorizim

Kanë ardhë lajme të mira  për sportin kosovar nga Ligji për Sponsorizim. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, përmes së cilës përcaktohen kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për sponsorizime, lëshimin e vërtetimit dhe formën e tij si dhe procedurën e raportimit vjetor për sponsorizimin e realizuar. Sportistët dhe sponsorët gjakovarë e kanë mirëpritur këtë hap.
Kryetari klubit të Futsallit Liburn, Abaz Beqa i cili për disa vite është shpallur ndër sponsorët më të mirë në komunën e Gjakovës,   ka thënë  se klubi e ka pritur me padurim një vendim të tillë. Kjo, sipas ti,  lehtëson shumë funksionimin dhe mbarëvajtjen e punës së  klubit e me këtë nxit të gjithë sportistët për suksese më të mëdha. Liburni është ndër skuadrat më të sukseshme kosovare.
Përmes kësaj rregulloreje qartësohet mënyra dhe procedurat e sponsorizimit për ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë ndërkohë që përmes kësaj politike të re pritet të ngritët edhe cilësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *