Friday, April 5, 2024
Sporti

FC Liburn  mposht FC Drenica- Tradita  5:1

FC Liburn e ka mposhtur FC Drenica –Tradita 5 me 1 në garat për Kupën e Kosovës në futsall. Takimi u zhvillua të premten në mbrëmje në pallatin e sporteve Shani Nushi, ku pjesa e dytë dha emocione më shumë për adhuruesit e futbolit të vogël, aksione dhe shënime atraktive. Në fakt në pjesë të parë pam një lojë të barabartë. Mysafirët u treguan si ekip cilësor, ndërsa Liburni pati mungesa për shkak të lëndimeve. Të gjashtë golat u shënuan në pjesën e dytë. Golat për Liburnin i shënuan: Dobroshi (2 gola), Selimi, Mejzini dhe Selmanaj.

Në çerekfinale, Liburni përballet me fituesin e ndeshjes  Jetoni – Rahoveci, e cila zhvillohet javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *