Saturday, August 31, 2024
Sporti

Fitorja e parë e hendëbollistëve të Vëllaznimit në Superligën A

Vëllaznimi i Gjakovës e ka shënuar fitoren e parë në kuadër të Superligës A, përkatësisht pjesës së dytë të kampionatit të hendbollistëve.
Të shtunën mbrëma në Pallatin e Sporteve në Gjakovë, në kuadër të xhiros së 22-të, Vëllaznimi e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 44:35. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:16 për vendasit.
Në mesin e pjesës së parë Vëllaznimi nisi shkëputjen në rezultat. Në pjesën e dytë e mbajti epërsinë prej shumë golave. Mali Luzha u shqua te Vëllaznimi me 13 gola. 8 i realizoi Ardi Halili, sa i kishte edhe Florian Rexha.

Sonte shkëlqeu portieri Eris Brahushi I cili me pritjet e tija bravuroze është më meritori për fitoren e kuqezinjve.   Vëllaznimi, është i gjashti me 19 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *