Fitorja e Vëllaznimit dedikim për Alban Dragushen
Fitoren 3 me 0 ndaj Vëllaznisë së Pozharanit, trajneri i Vëllaznimit Ismet Munishi ia ka dedikuar gëzimit për lindjen e vajzës të qendërmbrojtësit Alban Dragusha.
“Familja e Albanit, pas djalit Kaonit dje është gëzuar edhe me një vajzë”, ka thënë Munishi pas ndeshjes duke e vlerësuar si fitore plotësisht të merituar dhe duke lavdëruar angazhimin e futbolistëve të tij. Golat për skuadrën gjakovare i shënuan Egzon Gashi (6’), Seimir Zeneli (30’) dhe Paolo Ivani (60’).
Korqari Ivani tha se është shumë i lumtur që ka shënuar golin e parë në Vëllaznim dhe ka lavdëruar mbështetjen sportive të futbolldashësve gjakovarë.
Të enjten Vëllaznimi luan me Gjilanin ndërsa të dielën e 17 Shtatorit, në Gjakovë vjen Feronikeli.