Tuesday, April 9, 2024
AktualeKulturë

Flaka Goranci shfaq Koncert në vendlindje

Flaka GoranciSkena e Pallatit të Kulturës Asim Vokshi të shtunën mbrëma ka jehuar nga zëri ëmbël i Flaka Gorancit e cila ka promovuar albumin më të ri Albanian Flovvers me këngë të bukura qytetare nga trojet shqiptare. Mes 12 këngëve të interpretuara goranci sonte interpretoi edhe dy këngë që lidhen me Gjakovën qytetin e vet të lindjes. Me këngën e Pranvera Badivukut, ‘Më falë atë buzëqeshje’ ka kujtuar, In memoriam, interpretim e shquar gjakovar Esat Bicurri ndërsa pasi ka interpretuar këngën ‘O zambak, zambaku bardhë’, nga duartrokitjet është ‘detyruar’ ta këndoi sërish.

Flaka në fund të koncertit të shoqëruar nga grupi Dielli, në piano: Mennan Bërveniku, Violinë: Adela Frasinea dhe çelo Edison Pashko,  u dhuruan me lule ndërsa artdashësit u larguan me impresione për suksesin e mezosopranos Flaka Goranci

Fillimisht këtë projekt e kishte promovuar në Vjenë të Austrisë , pastaj në Tiranë në Teatrin e Operës dhe Baletit, për të pasuar me Prishtinën,  Gjakovën  dhe me atë të Zvicrës, ku Flaka Goranci do të interpretojë më 6 dhjetor në Zurich.
Kjo CD përmban një Libërth (Booklet) me 30 faqe, ku të përfshira janë tekstet e këngëve të përkthyera në anglisht dhe gjermanisht, një përshkrim i muzikës shqiptare në përgjithësi si dhe fotografi e peizazhe nga trevat më të bukura të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ideja për realizimin e një CD-je internacionale ka qëllim pikërisht njohjen e vlerave kulturore në botë. Synimi kryesor ka qenë që CD-ja të arrijë sidomos tek nacionalitetet e huaja, duke qenë një informator i kulturës muzikore shqiptare, trashëgimisë kulturore, poetike, vizuale etj”, ka deklaruar Flaka Goranci.