Sunday, April 28, 2024
Kulturë

Fotografia e Shkelzen Rexhës fituese e garës kombëtare,

Gjakova Press Ballina Nr_54Fotografia e fotografit Shkelzen Rexha , që është vënë në ballinën e numrit 54 të  revistës ” Gjakovapress” është vlerësuar lartë në një garë kombëtare të fotografisë.në fakt Rexha është njeri nga pesë  fituesit e garës kombëtare për fotografinë më të mirë në rrjetet sociale, #InstaKosova, të organizuar nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin Britanik dhe Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë.

Për shkak te numrit enorm të pjesëmarrësve, organizatori kishte  vendosur që fondi i përgjithshëm i fituesve të rritet, kurse ai i fituesve individual të zvogëlohet paksa. Secili fitues në pesëshen më të mirë do të shpërblehet edhe materialisht me  nga 600 euro.