Friday, March 28, 2025
AktualeLajme

Ftohjet me kollë, temperatura të larta, teshtitje në rritje!

Spitali-rajonal-Isa-Grezda-Gjakove 1Luhatjet e temperaturave në këto ditë janari kanë shtuar numrin e të prekurve nga virozat. Në dyert e instuitucioneve shendetesore  gjen mjaft pacientë , të cilët ankohen nga simptoma si rrufa, kolla, temperatura e lartë. Kjo periudhë konsiderohet si  kulmi i sezonit, kur ka një trend më të ri të infeksioneve respiratore. Të moshuarit dhe fëmijët janë më të prekur. Mjaftë punë kanë edhe në repartin e pediatrisë në Spitalin “Isa Grezda”  . Udhëheqësja e këtij reparti, dr. Vjollca Vula thotë se mesatarisht nga 20 deri në 30 fëmijë kërkojnë cdo ditë ndihmën mjekësore të specialistëve të pediatrisë,mirëpo sipas saj nuk mundë të flitet për ndonjë rast me simptomë gripi.

“Është kohë e këtyre telasheve shëndetësore që ngjajnë cdo vjet në këtë kohë  e që sjellin vështirësi me temperatura të larta, kollë, vjellje, teshtitje etj. Mesatarisht nga 20 deri në 30 fëmijë kërkojnë trajtimin mjekësorë në repartin tonë,”tha Vula.

Ajo ka këshilluar të prekurit nga këto simptoma virale që ti shmangen tubimeve ku ka njerëz shumë, shkuarjes në shkollë etj, meqë përhapja e virusit bëhet shumë lehtë përmes ajrit.