Thursday, March 21, 2024
Sporti

Futbolli gjakovar mbetet pa veteranin -Bedri Zhubi

Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë dhe të hënën në Gjakovë është varrosur  veterani i futbollit gjakovar Bedri Zhubi. Ish futbolisti i Vëllaznimit i takon gjeneratës së futbollistëve të suksesshëm dhe periudhës kur Vëllaznimi arriti rezultate të mëdha dhe trofe të çmueshëm. Bashkëlojtarët e brezit të tij e vlerësojnë lartë kontributin e tij dhënë skuadrës së Vëllaznimit si një mbrojtës dhe mesfushor i shkathtë, i fuqishëm, I  pakompromis në lojë dhe I pakapërcyeshëm për sulmuesit e ekipeve kundërshtare. Kontributi i Bedri Zhubit në fushën e futbollit ishte tejet  I madh dhe shërbeu si udhërrëfim për brezat e rinj të futbollit.
“Me rastin e vdekjes së Bedri Zhubit, futbollist shumëvjeçar i brezave të vjetra të Vëllaznimit, Klubi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes të së ndjerit si dhe gjithë tifozëve dhe dashamirëve të Vëllaznimit”, thuhet në telegramin e FC Vellaznimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *