Liburni shënon fitore bindëse 4 me 12
Te dielen ne mbremje në palestren sportive në Junik është zhvilluar xhiroja e gjashtë ndërmjet F.c. Mitrovices dhe F.c. Liburnit.
Mitrovica cilsohej si vendase pasi që palestra në Mitrovicë ‘Minatori’ është në renovim dhe klubi nga mitrovica kishte vendosur që ndeshja të zhvillohet në palesteren e re të Junikut.
Ndeshja përfundoj me rezultat 4-12 në të mirë të Liburnit kurse për Liburnin shënuan: H. Selmanaj (4), R. Alaj (3), N. Selimi (2), A. Zhubi(2) dhe A. Lama(1).
Liburni edhe pas kësaj xhiroje gjendet e para në tabelë me 18 pikë të tubuara nga gjithsejt gjashtë takime të zhvilluara.
Ndërsa javen e ardhëshme do të zhvillohet derbi i javës ndërmjet Liburnit dhe Feniksit nga Drenasi.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Junik pasi që ne palestren sportive ‘Shani Nushi’ në Gjakovë vazhdon ende të jet në renovim.