Tuesday, November 5, 2024
Sporti

Gabimet e shumta- KB Vëllaznimi humb nga Sigal Prishtina

Basketbollistët e Vëllaznimit, përkundër mbështetjes së fuqishme nga tifozeria që e kishte mbushur Pallatin e Sporteve në Gjakovë, nuk e kishin natën e tyre. Nga gabimet e shumta në lojë pësuan humbje me rezultat 64:71 (23:15, 19:22, 9:17, 13:17), në javën e 21-të të Prince Caffe Superligës.  Vëllaznimi e nisi fuqishëm këtë ballafaqim dhe e fitoi çerekun e parë me rezultatin 23:15. Por, “bardhekaltrit” u kthyen në lojë në periudhën e dytë. I fituan gjithë çerekët e mbetur, për të triumfuar në fund 22:19, por ishte Vëllaznimi që shkoi në pushim me epërsi prej pesë pikëve, 42:37.

Në çerekun e tretë, prishtinasit ndalën skuadrën gjakovare në vetëm nëntë pikë, ndërsa shënuan 17-të. Po aq pikë mysafirët i shënuan edhe në periudhën e fundit, ndërsa i pranuan 13-të, për të fituar në fund me shtatë pikë epërsi. Në këtë periudhë gabimet e shumta të basketbollistëve të Vëllaznimit vulosen fatin e takimit.

Jahenns Manigat dhe Myreon Jones ishin më të dalluarit te Vëllaznimi. Manigat pati 18 pikë, dy kërcime e tri asistime, ndërsa Jones shënoi 18 pikë, nëntë kërcime e një asistim. Anipse pritjet ishin të mëdha për aktivizimin qendres së re, Craig Osaikhëuëuomëam, ai nuk u gjend mirë për aq minuta sa u aktivizua.

Vëllaznimi pas ndeshjes së të shtunes, me nëntë fitore e 12 humbje zë pozitën e pestë me 30 pikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *