Tuesday, April 1, 2025
Aktuale

Gjakova me 2.217 raste

Derisa një ditë më parë nuk kishte asnjë rast të infektuar, sipas raportit 24 orësh të IKSHPK, në komunën e Gjakovës janë regjistruar 14 raste të reja, ndërkohë që   numri I përgjithshëm i të infektuarve me Covid 19 në komunën e Gjakovës  ka arritur në 2 mijë e 217 raste. Janë shëruar  4 pacientë duke e ngritur numrin e të shëruarve në 1 mijë e 966.  

Janë regjistruar 96 raste të vdekjeve. Aktualisht janë 155 raste aktive. 

Qendra Spitalore Isa Grezda, me shërbimet e veta shëndetësore vazhdon të mbetet në mbështetje të të infektuarve nga Covid-19. Në repartet e spitalit sipas raportit te sotëm, janë të hospitalizuar  45  pacientë. Prej tyre 24 janë të konfirmuar pozitiv, 15 negativ dhe 6 të pakonfirmuar. Me oksigjeno-terapi, po trajtohen 20 pacientë kurse  në respirator është një pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *