Friday, April 26, 2024
Të përgjithshme

Gjatë 24 orëve, 6 të infektuar, 54 të shëruar dhe 3 raste të vdekjeve

Në komunën e Gjakovës  gjatë 24 orëve të shkuara, sipas IKSHPK,  janë regjistruar 6 raste të reja, 25 më pak se një ditë më parë por numri i të vdekurve me Covid ishte 3,  (82, 87, dhe 73 vjeç). Që nga fillimi i pandemisë,  numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në  3 mijë e 124 raste. Gjatë 24 orëve të shkuara janë shëruar 54 persona ndërsa deri më tash janë shëruar gjithsejtë 2 mijë e 577 pacientë. Nga muaji Mars i vitit të kaluar e deri me sot virusit Covid 19, nuk kanë arritur ti mbijetojnë 114 persona. Aktualisht numri i rasteve aktive në komunën tonë është i lartë, 433, që është sinjal i mjaftueshëm për të ngritë vetëdijen tonë për respektimin e masave anticovid: Bartjen e maskave në mënyrë të drejtë, shmangien e tubimeve,  mbajtjen e distancës dhe higjienën.

Shtabi Komunal , në takimin e sotëm ka tërhequr vërejtjen se numri i rritur i të infektuarve është shqetësues dhe gjendja tashmë është rënduar. Komuna e Gjakovës është në pjesën e Zonës së Kuqe, gjë që na kategorizon si komunë me rrezikshmëri të lartë. Anëtarët e Shtabit Emergjent apelojnë që personat e testuar dhe ata të konfirmuar pozitiv me COVID 19, të qëndrojnë të izoluar në të kundërtën shkelja e këtyre rregullave paraqet vepër penale.

Nga mbledhja e Shtabit Komunal

Në Spitalin e Gjakovës për Covid sot  janë të  hospitalizuar 77 pacientë e prej tyre 62 të konfirmuar pozitiv,   40 në oksigjenoterapi, një respirator dhe 3 në CPAP maskë. Edhe 3 pacientë janë të pakonfirmuar kurse 12 të tjerë të konfirmuar negativ. ka të prekur me Covid edhe nga stafi mjekësor. Janë 2 mjek dhe dy infermier. Ndërkaq duke u shërua nga Covid, në Spitalin Isa Grezda janë edhe 12 pacientë nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *