Monday, April 1, 2024
Sporti

Hasi vazhdon punën edhe për dy vjet me Anderlehtin

besnik-hasiSukseset e ish futbollistit dhe tash trajnerit Besnik Hasi me një krenari të vecantë po përjetohen në vendlindjen e tij në Gjakovë. Trajneri kosovar, Besnik Hasi ka fituar zemrën e e drejtuesve të klubit belg, Anderleht. Tekniku i cili erdhi në krye të ekipit para një viti dhe brenda një harku kohor të shkurtër, ai ka arritur suksese të mëdha me ekipin e tij duke e shpallur kampion në Belgjikë sezonin e kaluar. Gjithashtu Hasi udhëhoqi ekipin drejt një aventure të suksesshme edhe në grupet e Champions duke e rënditur ekipin të tretin dhe duke i siguruar pjesmarrjen në Europa League. Hasi  ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me klubin duke firmosur një marveshje që e mban atë në krye të Anderlehtit deri në vitin 2017.  Drejtuesit kanë mbetur jashtëzakonisht të kënaqur nga puna e Shqiptarit dhe i kanë ofruar atij rinovimin. Sigurisht edhe Hasi ka pranuar me kenaqësi këtë rinovim duke u treguar i gatshëm për të vazhduar ende aventurën e tij tek ky klub.