Friday, May 30, 2025
Sporti

Hendboll: Vellaznimi me shtab të ri menagjues

Vellaznimi hendbollGjendja e rënduar në klubin e Hendbollit Vëllaznimi si në aspektin financiar poashtu edhe në atë organizativ duke u vështirësuar raportet mes hendëbolistëve dhe kryesisë së klubit,  ka bërë që të mblidhet Kuvendi I klubit  në të cilin kryesia e vjetër kërkoi  dorëheqjen por që nuk u miratua nga  delegatet . Mirëpo Kuvendi I klubit  vendosi që të zgjidhet një shtab udhëheqës deri në përfundim të kësaj pjese të kampionatit. Në këtë shtab janë zgjedhur Muhamet Shehdadi, Shani Brahushi, Neki Morina, Selim Morina, Nevruz Muhaxhiri, Bujar Morina dhe Leonard Cula
Në njoftimin e klubit më tutje  thuhet se e gjithë kryesia e tanishme pranon se nuk do ti ndal kontributet e tyre për ti ndihmuar klubit dhe se prapë do të jenë donator në klub,.
Ndërkaq udhëheqësi I sektorit të sporteve të komunës së Gjakovës Faruk Domi ka kërkuar që të ndërmerren masa për tejkalimin e kësaj situate dhe  një takim me lojtarët për të prezantuar shtabin e ri të cilët deri në mbyllje të këtij stinori do të merren me çështjet e menaxhimit të klubit.