Saturday, April 27, 2024
Kulturë

Kanioni i Drinit, atraksioni turistik i radhës

Ndonëse gjithmonë ka mbajtur epitetin e më të mirit për të kaluar ditët e nxehta të veres, për garat e kërcimeve nga ura, tashmë do të kompletohet edhe me elemente tjera që i kanë munguar.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik filloi së realizuari projektin për rregullimin e shtigjeve për ecje rreth Kanionit të lumit, ndriçimin e tyre si dhe ndriçimin e urës.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini në fillimin e këtyre punimeve tha që është duke u punuar njëkohësisht në shumë projekte turistike të cilat iu dedikohen tërësisht qytetarëve të komunës sonë.

URA E FSHEJTË E SHEK. XVIII.

Urë guri me një hark gjysmërrethor mbi lumin e Drinit të Bardhë në rrugën Gjakovë-Prizren. E shoqëruar me legjenden  e ndërtimit të saj sikurse kalaja e Shkodres. E bukur për shkak të pozitës së saj mes Gjakoves e Rahovecit,  me hyrje nga kanioni dhe dalje në rrafshin e  fushave të Hasit. Kjo Urë për shkak të pozitës së saj dhe bukurisë që paraqet në këtë zonë, ka qenë dhe mbetet inspirim I shumë piktorëve, fotografëve dhe krijuesve përgjithsisht.

U shkatërrua tërësisht gjatë Luftës së Parë Botërore. Më 1942 u rindërtua nga SIMONSENI i Italisë.

Është e gjatë 37 m., e gjërë 7 m. dhe e lartë 18,50 m. Dëmët që pësoi gjatë luftës së vitit 1999 I evitoi KFOR-i italian. Në veri të saj shtrihët një kanion i bukur.

Aty zhvillohën garat vjetore kërcim së larti nga ura.

Ura së bashku me kanionin e Drinit të Bardhë është nën mbrojtjene ligjit që nga viti 1986.(Gjakovapress  Nr. 129)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *