KB Vëllaznimi javen e ardhëshme nisë përgatitjet
Për kundër paralajmërimit të shtabit teknik se përgatitjet për stinorin pranverorë kanë filluar tashmë, në të vërtetë basketbollistët e Vëllaznimit nuk i kanë nisur ende.
Punimet në rinovimin e Pallatit të sporteve “Shani Nushi” kanë sfiduar skuadrat sportive të lojërave me dorë, pra edhe klubin e basketbollit “Vëllaznimi’ që të gjejë hapësira të volitshme për ushtrime.
Alternativa e klubeve të hendbollit dhe basketbollit si dhe të futsallit kanë mbetur sallat e edukatës fizike të shkollave fillore e të mesme.
Mirëpo edhe këto salla të pakta sportive, tashmë janë të stërngarkuara nga nxënësit dhe klubet.
Pritet që basketbollistët gjakovarë ushtrimet t’i nisin në njërën nga këto salla qysh nga java e ardhshme, kanë deklaruar zyrtarë të klubit, të vetëdijshëm se janë vonuar me fazën e parë përgatitore.