Saturday, April 27, 2024
Sporti

Skitaret gjakovarë në garat e Bogës

Skitaria
Në shpatijet e Rogovës, në qendrën e skitarisë në Boge është mbajt Kampionati i Kosovës në Skitari në diciplinat sllallom dhe sllallom i madhë.
Si jemi informuar nga udhëheqësi i ekipit gjakovar “Pashtriku” në konkurencën e seniorëve në sllallom të madhë, skitari i ekipit Pashtriku Egzon Xharavina është plasuar në vendin e tretë.
Në anën tjetër, po ashtu në konkurencën e senioreve, skitarja gjakovare Genta Domi, në dy disiplinat sllam dhe sllallom të madhë është radhitur e dyta.
Në konkurencën e juniorëve të vjetra, Natyra Xharavina në sllallom të madhë ka dalë e treta, ndërkohë që një sukses të mirë ka e arritur talenti gjakovar Endrit Zhuri, i cili në sllallom të madhë u plasuar i dyti, ndërkaq në sllallom të vogël u radhit i treti.