Tuesday, June 4, 2024
Sporti

KB Vëllaznimi në elitën e basketbollit kosovar

kb basketbol vellaznimi Pas futbollit edhe basketbolli në Gjakovë ka tifozerinë e zjarrtë. Ko është dëshmuar viteve të shkuara kur tribunat e Pallatit të Sporteve mezi i nxinin tifozerinë. Kështu ka gjasë të kthehet atmosfera edhe në kampionatin e ri të elitës së basketbollit kosovar ku do të bëjë gara Vëllaznimi.
Në fakt me fitoren kundër Lipjanit me rezultat 88:66 Vëllaznimi edhe zyrtarisht konfirmohet si kampion i Ligës së Parë. Pas kësaj ndeshje iu dorëzua edhe kupa fituese. Në edicionin 2014/15 Vëllaznimi do të garojë në ETC Supeligën e Kosovës në Basketboll.
Në klub , edhe para kësaj  fitore, me një organizim të ri dhe mbështetje të komunës, qysh tash ka filluar të ndjehet atmosfera e superligës. Urime djelmoshave të kryetrajnet Hashim Rraci.