Friday, March 29, 2024
AktualeSporti

Koncert për Vëllaznimin

koncert vellaznimiGjakova jeton me Vëllaznimin. Kjo është dëshmuar për shumë breza. Dhe kur Vëllaznimit nuk I shkojnë punët mire financiarisht mundohen që me të gjitha format ti ndihmojnë.

‘Ndihmo edhe ti’ është moto e koncertit që do të mbahet të mërkuen me 4 mars në pallatin e Sporteve ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shumë këngëtarë si: Shkëlzen Jetishi, Ilir Shaqiri, Labinot Tahiri,  Edi Furra, Yllka Kuqi, Flaka Krelani, Florent Abrashi, Vesa Smolica, Edi Ermeni, Jeton Cermjani, Festina Mejzini, Grupi J2L, e të tjerë. Bileta do të kushtojë 3 euro. Mjetet e grumbulluara nga ky koncert do ti dorëzohen klubit të futbollit dhe një pjesë edhe atij të hendbollit.

‘Është një shumë e vogël parash, për të ndihmuar klubin tonë të zemrës. I bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të vijnë”, kanë thënë organizatorët e këtij manifestimi që më parë kishin nisur aksionin e vendosjes së arkave nëpër kafiterit dhe obektet tregtare për ndihmë Vëllaznimit.