Monday, July 7, 2025
Lajme

Kortarët heronj të ditëve të sotme

Bazuar në rrethanat e vapës së madhe heronj të ditëve të sotme mund të quhen kortarët, ata të cilët edhe në temperaturat deri në 40 gradë celciuz vazhdojnë  betejën për mbledhjen e bukës së re. 40 kombajnerë janë angazhuar në korrjen e rreth  4 mijë e 500 hektarëve grunaja te Gjakovës e të cilat po punojnë nga orët e mëngjesit deri vonë . Jetmira Vula, zyrtare e Drejtorisë komunale të Bujqësisë në intervistën e ditës në valët e Radio Gjakoves , tha se fushata e korrje shirjeve në Gjakovë ka nisur mbarë falë përgatitjeve të mira që kanë bërë prodhuesit e grurit ndërsa ka shtuar se rendimentet janë të larta dhe shkojnë deri në 5 mijë kilogram për një hektarë.

Gruri i grumbulluar, sipas Vulës, është mjaftë cilësorë dhe kryesisht po dorëzohen në Silosin në Xërxe, mullirin në Korenicë dhe pikat tjera grumbulluese.

Pasi ka përmendur kushtet dhe marrëveshjet mes prodhuesve të grurit dhe kombajnerëve,  Jetmira Vula, zyrtare e Drejtorisë komunale të Bujqësisë ka përcjellur pakënaqësitë e fermerëve me çmimin e ulët grumbullues, ndërsa ka apeluar që,  assesi të mos ndizen hamulloret pas korrjeve sepse ato paraqesin rrezik për përhapjen e zjarreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *