Wednesday, April 3, 2024
AktualeKulturë

Liria nga  Tuzi fituese e Fetsivalit  “ N’odën e Malësisë së Gjakovës”  

Pas dy mbrëmjeve festive të muzikës folklorike të martën në mbrëmje ka përfunduar  Festivali “ N’odën e Malësisë së Gjakovës”  që kishte  mbledhur në Gjakovë rreth 20 ansamble folklorike, solist dhe krijues tjerë. Juria e festivalit ka ndarë 18 çmime për më të mirët .

Fitues i festivalit u shpall SHKA Liria –Milesh nga qyteti i Tuzit.  Vendi dytë  i takoi shoqërisë “Malësia e Gollakut” dhe vendi i tretë Minatori i ri nga Mitrovica. E veçanta e këtyre dy mbrëmjeve festive ishte momenti kur kryetari komunës Ardian Gjini e nderoi me president nderi të festivalit “N Oden e Malësisë së Gjakovës”, Ali Mulajn, mjeshtër i madh i punës. Mulaj ka thënë se folklori është shpirti i kombit dhe se manifestime të këtilla nxjerrin pasurinë e madhe që ka folklori shqiptar ndërsa ka përgëzuar ansamblet folklorike që me përkushtim po e kultivojnë atë edhe në ditët e sotme.

Ndërkaq organizatore e këtij festivali ishte Shoqëria Kulturo Artistike Ardhmëria nga Gjakova. Ilir Sylmetaj ka thënë se Ishte një ngjarje artistike dhe tregues i shpalosjes së vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore . Ai ka falënderuar komunën dhe gjithë ata që kontribuan për organizimin e festivalit – edicioni dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *