Monday, July 7, 2025
Lajme

Maturantët gjakovarë me kalueshmëri 66.17 %

Përqindja e përgjitshme kalueshmërisë e maturantëve të Gjakovës në provimin e maturës shtetrore, është pak më e ulët se në nivel vendi. Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në tetë shkollat e mesme, gjashtë publike dhe dy private, kalueshmëria ka qenë 66.17 përqind.  Nga shkollat  e mëdha publike, si zakonisht rezulate më të mira janë arritur nga maturantët e gjimnazit “Hajdar Dushi”,  që kanë pasur kalueshmëri prej 79.07 përqind, pasuar nga shkolla e mesme e mjekësisë “Hysni Zajmi”, me 69.45 përqind.

Ndryshe  në komunën e Gjakovës, këtë vit  në test  kanë hyrë  një mijë e pesë maturantë. Dje Ministria e  ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku testit i janë nënshtruar 18 mijë e 130 maturantë. Prej tyre kanë kaluar 12 mijë e 316, apo 68.6%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *