Wednesday, June 5, 2024
AktualeKulturë

Mbahet Festivali Lyra fest 2014

lyra fest

Të shtunën mbrëma  në Gjakovë u  mbajt Festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë  “Lyra Fest 2014”, ku u interpretuan 18 këngë të reja, nga fëmijë të talentuar dhe autor nga I gjithë vendi, por edhe  diaspora. Çmimi parë I takoi këngës ‘Zemra don margaritar’ e komponuar nga Ylli kalaja e në interpretim të Xhesika Zalla dhe Florinda Braushi.  Vendi dytë I takoi këngës Duart lartë të Selvete Krasniqit e në interpretim të Koela dhe Edi Troshupa. Kjo këngë u shpërblye edhe për paraqitjen më të mirë skenike dhe mori çmimin e KTV-së.  I treti I takoi këngës “E ndjejë” të Hysni Klinakut e në interpretim të Vlera Musës.

U ndan edhe çmimet tjera. Kladjona Ramadani u shpall  Solistja më i mirë. Arlind Lamagjema mori çmimin e publikut Lyra fest 2014. Për debutim më të mirë Erion Dula, ndërsa çmimin inkurajues e mori Klea Kastrati. Kuvendi komunal ndau çmimin për Agon dhe Adea Goqi.  Radio GJakova ndau çmimin tradicional për këngën më të popullarizuar. Ky shpërblim I takoi Vesa Xharres për këngën Me shoqet e mia komponuar nga Mimoza Kurshumlija.

Kujtim Nushi, themelues dhe organizator i këtij festivali ka thënë  se është shumë i kënaqur me mbarëvajtjen e festivalit. “Besoj që kemi arritur të mbledhim këngë të bukura, sikurse në vitet e kaluara. Festivali edhe këtë vit ka arritur që të ketë këngë nga të gjitha trojet shqiptare”, ka thënë Nushi, duke specifikuar se pikërisht kënga fituese është nga Shqipëria.
Ai më pas ka specifikuar transparencën e jurisë përgjatë votimit, sipas të cilit, krejt votimi është realizuar nëpërmjet projektorëve, në skenën e festivalit.