Friday, April 12, 2024
AktualeKulturë

Mitingu i Poezisë më 27 Maj në sheshin Ali Podrimja

ali podrimja. 23.
Sheshi ku do te mbahet Mbremja qendrore e Mitingut te Poezisë

Muaji maj në Gjakovë  do të jetë  muaji i manifestimit më të madh letrar në trevat tona, Mitingut Tradicional të Poezisë. Ndonëse tradicionalisht Mitingu i Poezisë është mbajtur në gjysmën e parë të këtij muaji, këtë vit ai do të mbahet më 27 maj. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Radio Gjakovën, Gentiana Muhaxhiri, kryetare e  Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë e cila

ka veçuar përpjekjet që në edicionin e 52- të festës së fjalës së shkruar në Gjakovë, të ketë pjesëmarrje të poetëve të shquar, ndërkohë që  përpjekje po bëhen edhe për tu ruajtur karakteri ndërkombëtar i këtij manifestimi.                   Manifestimit qendror të Mitingut të Poezisë në Gjakovë, do ti paraprinë Java e Mitingut të Poezisë, gjatë të cilës do të organizohen orë të ndryshme letrare, promovime të librave dhe organizime të ndryshme, ndërkohë që në Orën e Madhe Letrare do të ndahen edhe shpërblimet tradicionale si shpërblimi për librin më të mirë të botuar ndërmjet dy mitingjeve, pastaj për poezinë më të mire të lexuar në këtë orë letrare e të tjera. Një veçanti e Mitingut të sivjetmë letrar në Gjakovë, është që manifestimi qendror do të mbahet në ambient të hapur, në sheshin tek sheshi i poetit më të madh shqiptar, Ali Podrimja, gjë e cila padyshim se e ka simbolikën e vetë.