Tuesday, November 5, 2024
Sporti

Ndërron jetë futbollisti dhe trajneri gjakovar Ardren Dafota

Trajneri i ri gjakovar i futbollit, Ardren Dafota ka vdekur të premten në moshën 25-vjeçare. Dafota ishte trajner në Akademinë “Naim Kryeziu” të klubit Vëllaznimi, ndërsa ka vuajtur së fundi nga një sëmundje e rëndë. “Kjo është një humbje shumë e madhe për KF.Vëllaznimin. Iku nga kjo jetë njeriu punëtorë e i urtë, ARDREN do na mungosh miku ynë i shtrenjtë”, thuhet në ngushëllimin e KF Vëllaznimi

Ngushëllime  familjes I ka shprehur edhe KF Gjakova.

“Ne si kryesi e KF.GJAKOVA po sa morëm lajmin për vdekjen e ish futbollistit tonë ARDREN DAFOTA. Nga Grupmosha  (U10) nëpër të gjitha kategoritë ka kaluar e gjerë te Senioret në vitin 2017/2018 dhe ishte duke ushtruar edhe zejen e trajnerit me grupmoshën (U9) te KF.GJAKOVA. Ne shprehim ngushëllimet me të sinqerta familjes Dafota dhe shoqërisë dhe të gjitha atyre klubeve ku ARDRENI ka qenë anëtar i tyre”, thuhet në ngushëllimin e KF Gjakova .

Telegram ngushëllimi familjes Dafota I ka dërguar edhe  kryetari I  FFK-së, Agim Ademi .

“Ardreni gjithmonë ishte i përkushtuar në punë dhe u dallua si profesionist i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, mik i shkëlqyeshëm e i afërt me të gjithë ata që e njohën dhe me të cilët punojë. Andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë”, shkruan mes tjerash në telegramin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.

Ardren Dafota ishte lojtar i klubeve Gjakova, 2 Korriku dhe Flamurtari. Pas përfundimit të studimeve dhe karrierës si futbollist, nisi me përkushtim punën e trajnerit. U bë pjesë e programit “Grassroots” të FFK-së ku shërbeu si edukator. Po ashtu ishte udhëheqës i programit për fëmijët me nevoja të veçanta në Gjakovë, “Të gjithë jemi të barabartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *